• E mërkurë / Mar-19 22:01
  • Kontakt

Ledri Vula konfirmon romancën me Sara Hoxhën, publikon për herë të parë fotografi me të

Ledri Vula konfirmon romancën me Sara Hoxhën, publikon për herë të parë fotografi me të

Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit Ledri Vula dhe modeles Sara Hoxha. Mirëpo dyshjs thuajse në asnjë moment nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale, e as nuk kanë komentuar mbi këto aludime. Së fundmi, ka qenë Ledri ai i cili për herë të parë ka vendosur që të publikojë një fotografi, krah asaj që vazhdimisht në media aludohet si e dashura e tij. Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi, ku shihet nën shtrëngimin e Sarës, ndërsa bën mimika në fytyrë.

Komentet përbri këtij imazhi ka qenë të shumta, shumica prej të cilëve i kanë quajtur dyshen tashmë zyrtarisht çift.

Duket se largësia nga njëri-tjetri për shkak të coronavirusit, i ka bërë dyshen që të ndjejnë shumë mall, të cilin po e shprehin edhe përmes fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.