Legjenda e Lakers, Kobe Bryant është nderuar si anëtar i “Halle of Fame” në basketboll. Kobe Bryant pse herë kampioni i NBA dhe basketbollisti i katërt me më së shumti pikë të shënuara në këtë ligë është zgjedhur në klasën e ‘Hall of fame’, shkruan CNN, transmeton lajmi.net. Gruaja e tij Vanessa Bryant e lumtur për këtë sukses të tij thotë se kjo është arritja më e madhe e basketbollistit. “Është një arritje dhe nderim i jashtëzakonshëm, dhe ne jemi shumë krenar për të. Natyrisht dëshirojmë që ai të ishte këtu me ne për të festuar, por është padyshim kulmi i karrierës së tij në NBA dhe çdo arritjeje që ai pati si atlet”, tha ajo.
Vanessa Bryant krenare me nderimin e Kobet në ‘Hall of Fame’

Vanessa Bryant krenare me nderimin e Kobet në ‘Hall of Fame’