Kejvina Kthella nuk i harron paraqitjet provokuese edhe gjatë këtyre ditëve të izolimit, shkruan lajmi.net.
Modelja, së fundi ka publikuar një imazh, të cilin e kishte realizuar gjatë qëndrimit në Los Angeles, ku shfaqet tërheqëse e ulur në krevat.
Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër, i cili ishte shumë i hapur tek gjoksi, ndërsa e kishte kombinuar me çizme të të njëjtit material sikurse fustani.
Edhe kësaj radhe, Kejvina arriti të marrë vëmendje me paraqitjen, ndërsa nuk ishin të pakta as komentet e ndjekësve të saj.