• E mërkurë / Mar-19 14:38
  • Kontakt

Kush është Pedro Alonso, aktori që e luan Berlinin në “La Casa de Papel”?

Kush është Pedro Alonso, aktori që e luan Berlinin në “La Casa de Papel”?

Sezoni i fundit i “Money Heist” la publikun me kureshtje se çfarë do të ndodhë më tej. Shumë fansat duan të dinë më tepër për Pedro Alonson, i cili luan Berlinin misterioz.

Kush e luan Berlinin në “Money Heist”?

Berlini është një nga anëtarët më kontravers të ekipit të “Money Heist” dhe një nga aktorët kryesorë, shkruan Express.co.uk.

Jo vetëm që ishte i rendit të dytë, ai ishte vëllai i Profesorit (Alvaro Morte).

Berlini është portretizuar nga aktori spanjoll Pedro Alonso i cili është shfaqur në shumë filma dhe shfaqjeve televizive ndër vite në Spanjë.

Ai njihet për rolet tek “The Ministry of Time”, “Hospital Real”, “Diablo Guardian”, dhe  vitin e kaluar “The Silent of the March”.

Por, koha e tij tek “Monei Heist” erdhi me një fund dramatik dhe emocional. Berlini (Pedro Alonso) u vra në sezonin e dytë të serialit.

I paduruar për pjesën tjetër të ekipit, ai kishte një sëmundje të rrallë që nënkuptohej se kishte vetëm rreth shtatë muaj për të jetuar.

Në përpjekje për t’u siguruar që skuadra e tij të kishte më shumë kohë për të shpëtuar nga “National Mint” përmes një tuneli, ai sakrifikoi veten dhe u vra nga policia.

Por akoma mund të ekzistojë mundësia e një serie ‘spin-off’ që interpreton Berlinin famëkeq.

A do të jetë Berlinin në seritë ‘spin-off’ të “Money Heist”?

Vitin e kaluar, regjisori i shfaqjes Alex Pina foli për Oprah Magazine për të ardhmen e shfaqjes dhe mundësinë e ndonjë shfaqjeje spin-off.

Ai tha: “Ne kemi shumë mundësi për disa spin-off dhe unë mendoj se kjo është falë identitetit të fortë dhe të fuqishëm të personazheve”.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar që personazhet të kenë një dizajn shumë kompleks, me shtresa. Kështu që unë mendoj se pothuajse çdo karakter i “Money Heist” ka një dualitet që ne do të dëshironim ta shohim në një spin-off”, deklaroi ai.

Pina shtoi se ndonjërin prej aktorëve mund ta shohim në kontekste tjera.

Kur foli për personazhin e Berlinit, regjisori tha “Ai është psikopat, egocentrik, narcisist, delikuent dhe përdhunues”.

“Por ende ka shumë njerëz që e adhurojnë, sepse ai vlerëson miqësinë, besnikërinë ose vëllazërinë”, janë fjalët e Alex Pinas.

Ai nuk konfirmoi nëse do të ketë shfaqje spin-off të Berlinit, por me popullaritetin në rritje të serialit, kjo edhe mund të ndodhë.

Në dokumentarin “Money Heist: The Phenomenon”, regjisori deklaroi se atij i kishin sugjeruar ta largonin Berlinin nga seriali, me pretekstin se nuk përshtatej, por ai nuk e bëri atë.