Fillimisht, famën më të madhe nga kjo familje e mori Kim Kardashian dhe atë në një mënyrë aspak të mirë, shkruan lajmi.net.
Kim u bë e famshme me skandale, por më pastaj filloi të hapë bizneset e saja, e njësoj vepruan edhe motrat e saj.
Të gjithë njohim motrat e Kimit; Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall, si dhe vëllanë Rob Kardashian.
Kim, Kourtney, Kloe dhe Rob, janë fëmijët e Kris Jenner nga martesa me Robert Kardashian, i cili vdiq më 2003.
Kurse, Kylie dhe Kendall, janë fëmijët e Kris nga martesa me Caitlyn Jenner, ky i fundit tashmë ka ndërruar gjini.
Por, para martesës me Kris Jenner, Caitlyn ishte i martuar me Chrystie Scott, me të cilën ka dy fëmijë.
Cassandra Marino dhe Burt Jenner, janë fëmijët e Caitlyn me partneren e parë, Chrystie.
Kurse, nga lidhja me Linda Thompson, Caitlyn Jenner ka fëmijët Breandon Jenner dhe Brody Jenner.
Pra, këta të katër janë anëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner, për të cilët pakkush di për ta.