Rita Ora publikoi imazhe bashkë me motrën dhe kushërinjtë gjatë fëmijërisë së kaluar në Prishtinë.
Rita Ora këto ditë pandemie po i kalon në Londër, ndërsa është shumë aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Përmes tyre, artistja tregon se me çfarë po merret në këtë periudhë, ku nuk munguan edhe performancat për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Edhe Rita dhe familjarët e saj në këtë kohë ka hapur arkivat e fotografive, ku kujtoi fëmijërinë e saj.
Në kolazhin e fotografive, Rita tregon momentet e bukura që ka kaluar bashkë me familjarët në vendlindje.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rita është “How to be lonely”, ndërsa së fundi është bashkuar për një projekt bamirësie bashkë me Dua Lipën dhe disa artistë të tjerë.