• E mërkurë / Mar-19 12:07
  • Kontakt

Lyrical Son: Isha 14 vjeç kur e njoha për herë të parë bashkëshorten time Gresën

Lyrical Son: Isha 14 vjeç kur e njoha për herë të parë bashkëshorten time Gresën

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka qenë i ftuar së fundmi bashkë me bashkëshorten e tij, Gresën, në “Ftesë në 5”.

Çifti kanë rrëfyer se si po shkon bashkëjetesa e tyre në Prishtinë, duke qenë të detyruar të qëndrojnë të izoluar shkaku i coronavirusit.

Ndër të tjerash, ata nuk hezituan të tregojnë edhe disa detaje interesante nga jeta private.

Ka qenë reperi nga Prishtina, ai i cili i pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se si e njohu bashkëshorten e tij.


Lyrical Son tregoi se njohja mes tyre daton që nga koha kur ishte 14 vjeçar, teksa me të rritur ‘kishte vrapuar pas saj’.

“Gresën e njoh që kur ishte 14 vjeç. Nuk ishte rastësi pasi ja njihja familjen dhe motrat. Unë besoj në zot. Gjithçka është e shkruar dhe erdhi spontanisht. Gresa u rrit nuk ishte më 14 vjeçare dhe nuk e shihja më si fëmijë, por një femër shumë të bukur të cilën doja t’a bëja për vete”, tregoi reperi.

Çifti përndryshe jetojnë në Prishtinë dhe janë prindër të dy fëmijëve.