• E mërkurë / Mar-19 12:14
  • Kontakt

Familja e Juice Wrld publikon këngën “Righteous”, pas vdekjes së tij

Familja e Juice Wrld publikon këngën “Righteous”, pas vdekjes së tij

Familja e reperit të njohur amerikan, Juice Wrld, ka vendosur që të lansojë një prej këngëve të tij.

Muzikanti i ndjerë, emri i vërtetë Jarad Higgins, vdiq në dhjetor të vitit 2019, pasi pësoi një mbidozë fatale në Aeroportin Midway të Chicagos. Mjeku ligjor kishte konfirmuar nivele të larta të oksikodonit dhe kodeinës në sistemin e tij.

Edhe në këngën e re, Juice ka folur për vartësinë e tij nga droga, si dhe betejën me ankthin. Tekstet eksplicite janë të mbushura me referenca për pilula dhe se ishte i varur nga kodeina.

Para se të dilte kënga, familja e Juice postoi një deklaratë në Instagram duke njoftuar se vendimi i tyre për të ndarë muzikën ishte për të nderuar yllin.