Aktori Dimitri Diatchenko, i njohur më shumë për rolin e tij si Uri në “Chernobyl Diaries”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Daytona Beach, Florida.
Ai ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare dhe vdekja e tij u zbulua pasi bashkëpunëtorët e tij ishin të shqetësuar se nuk ishin dëgjuar më të prej disa ditësh dhe kishin lajmëruar policinë.
Një bashkëpunëtor i Dimitri i tha policisë se ai ishte dëgjuar për herë të fundit me të përmes mesazheve më 19 prill.
Ndërkohë, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende nga zyra e ekzaminuesit mjekësor.
Diatchenko ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale, teksa ai u shfaq në filma e seri të ndryshme përfshirë “Sons of Anarchy”, “Alias”, “Bones”, Teenage Mutant Ninja Turtles”, “Family Guy” dhe “The Wild Thornberries”.
Aktori po ashtu ka lënë pas vetes edhe motrat, mbesat dhe nipërit e tij.