• E mërkurë / Mar-19 09:43
  • Kontakt

Gold AG ka diçka për të thënë pas mesazheve të shumta që mori nga fansat

Gold AG ka diçka për të thënë pas mesazheve të shumta që mori nga fansat

Gold AG ka dy fjalë për t’i thënë, pas ‘bujës’ që bëri intervistimi nga policia.

Reperi Gold AG gjatë ditës së djeshme ishte marrë në pytje nga policia, lidhur me këngën “Shkronjat e arta”, shkruan lajmi.net.

Në këtë këngë për UÇK-në, reperi përmendi edhe ish-këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratat e tij pikërisht për UÇK-në.

Policia bëri të ditur se ai u intervistua për rastin ‘nxitje e përqarjes dhe mosdurimit’, ndërsa pas intervistimit, Goldi është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Përmes postimit të fundit, reperi tha se ka marrë shumë mesazhe, të cilat e kanë bërë edhe me lot, por tha se i çmon shumë të gjithë.

“Mijra mesazhe m’kan ardhë sa që, uratat e juaja shpesh herë mi qesin lotët. Më falni që s’mund ti kthej e ti lexoj të gjitha. Po dine se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem vec një djalë i vetëm, por dashnia e juaj më bën të ndihem se çdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Faleminderit shqipet e mia anembanë botës…JU DUA”, ka shkruar ai.