• E mërkurë / Mar-19 09:38
  • Kontakt

Leonardo DiCaprio tregon shifrën e mbledhur në fondacionin “America’s Food”

Leonardo DiCaprio tregon shifrën e mbledhur në fondacionin “America’s Food”

Leonardo DiCaprio po vazhdon të tregojë anën humane, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Leonardo DiCaprio ka njoftuar se fondacioni “America’s Food Fund”  ka mbledhur mbi 20 milionë dollarë, shkruan lajmi.net.

Aktori tha se fillimisht ishte vënë qëllimi që të grumbulllohen 15 milionë dollarë, por më pastaj kjo shifër u rrit.

“Faleminderit të gjithë atyre që e kanë mbështetur “America’s Food Found” deri tani. Pasi arritëm qëllimin tonë origjinal për 15 milionë dollarë, ne ishim në gjendje ta rrisim qëllimin për të mbledhë fonde në 25 milionë dollarë dhe të mbështesim organizatat që po punojnë pa u lodhur në vijat e para, përfshirë @NoKidHungry, @savethechildren dhe Urban School Food Alliance”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej,  ai shtoi se përmes këtyre fondeve synohet që të ushqehen komunitetet më të prekura nga kjo pandemi.

“Popullsia jonë më e rrezikuar – fëmijët që janë jashtë shkollës dhe mbështeten në programet e drekës shkollore, familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit dhe individët që përballen me ndërprerje pune – përballen me pengesa të mëdha për të pasur qasje të sigurt dhe të qëndrueshme në ushqime.
Le të vazhdojmë të mblidhemi për të mbështetur fqinjët tanë gjatë kësaj kohe kritike të nevojës. Faleminderit @WCK Kitchen, @FeedingAmerica, @NoKidHungry, @SavetheChildren dhe Urban School Food Alliance për partneritetin e shkëlqyeshëm. Nëse mundeni, ju lutemi merrni parasysh dhurimin në fond, në gofundme.com/americasfoodfund”, përfundon DiCaprio.