Pa makijazh dhe me flokë të shthurura, Bebe Rexha fotografohet nga paparacët jashtë karantinës

Pa makijazh dhe me flokë të shthurura, Bebe Rexha fotografohet nga paparacët jashtë karantinës

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha doli nga shtëpia e saj të enjten për të bërë një vizitë të distancuar-shoqërore nga një mik.

Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur në formë sportive, ndërsa u pa duke u drejtuar për në një veturë, shkruan DailyMail.

Bebe u shfaq aq e lumtur që kishte shoqëri, saqë ajo nxori gjuhën e saj jashtë, duke tërhequr vëmendjen e personit në dritaren e veturës.

Duke treguar pamjen e saj natyrale pa makijazh, Bebe Rexha veshi një bluzë të zezë, që përputhej me tutat e poshtme të së njëjtës ngjyrë që ajo kishte veshur.


Ajo dukej natyrshëm e bukur, me flokët e saj që ishin thuajse një rrëmujë e vërtetë.

Përmes disa fotografive në InstaStory, Rexha zbuloi se ajo e ka shfrytëzuar kohën e saj të bllokimit shkaku i pandemisë, për të punuar rreth këngëve të reja të saj.

Duke publikuar një fotografi të kompjuterit të saj në InstaStory, ajo shkroi në mbishkrimin e këtij imazhi: “Duke incizuar e vetme”.

Gjatë qëndrimit në karantinë, artistja me prejardhje shqiptare ka realizuar edhe video të ndryshme, ku tregonte se si e realizonte vet makijazhin e saj, me ç’rast vinte në pah dukjen natyrale.

Për këtë, Bebe Rexha mori komente të shumta pozitive në YouTube, me shumë komentues që e panë të guximshme që një person i famshëm të ishte aq e hapur për të metat e saj.