Remzie Osmani publikon fotografi nga martesa e realizuar para 28 vitesh

Remzie Osmani publikon fotografi nga martesa e realizuar para 28 vitesh

Këngëtarja e zhanrit popullor, Remzie Osmani është njëra nga më të dashurat e këtij zhanri për publikun shqiptar.

Ajo ka vendosur që përmes rrjeteve sociale të publikojë një fotografi të realizuar 28 vite më parë.

Është pikërisht dita e martesës së saj, e realizuar në vitin 1992, teksa është e rrethuar me një numër të madh njerëzish

“Në vitin 1992, dita e martesës simë dhe më shumë ka njerëz poshtë tek oborri”, ka shkruar Remzia në mbishkrimin e fotografisë.

Imazhi i publikuar është një nga të parat që Remzia ka publikuar ndonjëherë.

Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri me Filloreta Raçin- Fifi, e që ka rezultuar të jetë tejet i përlqyer nga publiku.