• E mërkurë / Mar-19 09:30
  • Kontakt

Këngëtarja amerikane Cady Groves ndërron jetë në moshën 30 vjeçare

Këngëtarja amerikane Cady Groves ndërron jetë në moshën 30 vjeçare

Këngëtarja amerikane, Cady Groves, ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare, për shkak të disa probleme shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur vëllai i saj, Cody përmes rrjetit social Twitter, shkruan Daily Mail.

“Cady Groves është larguar nga kjo botë. Detajet janë të kufizuara tani, por familja po përpiqet që t’i mbajë njerëzit të informuar”, ka shkruar ai.

Nuk është hera e parë që familja e tyre kanë humbur njerëzit më të dashur. Në vitin 2007 dhe 2014 Cady dhe Cody kishim humbur dy vëllezër, të dy në moshën 28 vjeçare.

Cody sqaroi më vonë në rrjetet sociale: “Unë e urrej që madje duhet ta bëj këtë, por me sa duket bota dhe interneti janë një grup i dezinformatave të përdredhura”.

“Ekzaminuesi mjekësor ka përfunduar obduksionin dhe nuk ka asnjë tregues që ajo ka tentuar të dëmtojë veten. E thënë thjesht, Cady Groves vdiq nga shkaqe natyrore”, shtoi ai

Cody gjithashtu tha se motra tij mezi priste që muaji qershor të vinte, pasi kishte gati të lansonte albumin e saj.