• E mërkurë / Mar-19 04:44
  • Kontakt

Blero publikon një pjesë të klipit nga kënga e re

Blero publikon një pjesë të klipit nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, nuk është ndalur për asnjë moment gjatë kësaj periudhe pandemie.

Ndonëse ka kaluar pak kohë nga projekti i tij i fundit “Pse s’thash të du”, artisti po vjen me një tjetër këngë të re.

Ai së fundmi ka njoftuar fansat se këtë muaj pritet të lansojë projektin e ri, më saktësisht më 24 maj.

I njëjti ka prezantuar edhe një pjesë nga klipi, i cili është realizuar nga produksioni nga Prizreni, “XL Films”.

“Lambo, premiera 24 maj në bashkëpunim me Leo Balla”, ka shkruar ndër tjerash 41-vjeçari.

Ndryshe, Blero ndër vite ka realizuar projekte e hite të shumta të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Ai po ashtu gjatë qëndrimit në karantinë ka paralajmëruar edhe një koncert recital për admiruesit e muzikës së tij.