Publikohet trajleri i sezonit të katërt të “The Protector”

Publikohet trajleri i sezonit të katërt të “The Protector”

Një prej serialeve më të pëlqyera të prodhuara nga gjiganti filmik “Netflix” është edhe “The Protector”.

Seriali i famshëm turk po vjen me sezonin e katërt, madje tashmë është publikuar edhe trajleri i tij.

Askush nuk e priste aq shpejt publikimin e këtij sezoni, por “Netflix” bëri të ditur se seriali publikohet më 9 korrik.

Nuk dihet nëse ky do të jetë sezoni përfundimtar i këtij seriali, por fansat e “The Protector” e presin me padurim atë.

Në sezonin e ri, Vizier dhe Immortals sundojnë mbi Stambollin modern, Hakan udhëton në të kaluarën për të ndaluar një luftë dhe Zeynep pëson një transformim të fuqishëm.