Dhjetëvjeçarja Sara Elshani interpreton për mrekulli hitin “Shaj” të Arilena Arës

Dhjetëvjeçarja Sara Elshani interpreton për mrekulli hitin “Shaj” të Arilena Arës

Sara Elshani ka sjellë versionin e saj të këngës “Shaj” të Arilena Arës.

Dhjetëvjeçarja nga Suhareka ka zgjedhur një këngë mjaft të pëlqyer për ta interpretuar.

Xhirimi i videos, në të cilën interpreton Sara është bërë nga 3R Production, ndërsa incizimi në studion e Artan Elshanit.

Kujtojmë që pikërisht me këngën “Shaj”, Arilena doli fituese në Festivalin në RTSH.

Ajo duhej ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision me atë këngë, porse për shkak të pandemisë së coronavirusit, festivali u anulua.