Drake pozon nga palestra, shfaq figurën e formësuar muskulore

Drake pozon nga palestra, shfaq figurën e formësuar muskulore

Rep-artisti kanadez, Drake, ka surprizuar fansat gjatë kësaj jave me lansimin e projektit “Laugh Now Cry Later”, në bashkëpunim me Lil Durk.

33-vjeçari si duket dëshiron ende të mahnit fansat, teksa së fundmi një fotografi nga palestra e ka arritur cakun e dëshiruar, shkruan Daily Mail.

Në portretin e realizuar, Drake ka mbajtur telefonin para pasqyrës, derisa ka shfaqur figurën e mrekullueshme trupore.

Krijuesi i hitit “God’s Plan” është parë të jetë i relaksuar pas stërvitjeve në palestër, pasi edhe në dorë mbante një shishe me ujë.

Ai kishte bluzën e ushtrimeve të vendosur në dorë, kurse pjesën tjetër të trupit e kishte mbuluar me një palë pantallona të shkurtra.

Ani pse imazhit nuk i kishte bashkangjitur ndonjë mbishkrim, nuk kanë munguar tre ‘emoj’ që përshkruanin gjendjen e tij emocionale.