Arta Nitaj: Jam e zënë duke mbrojtur lumturinë time

Arta Nitaj: Jam e zënë duke mbrojtur lumturinë time

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, gjithnjë e më shumë po vazhdon të komentohet për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat një tjetër fotografi atraktive në bikini të kaltra me shkëlqim.

Ajo vuri në pah linjat e tonifikuara të trupit, për të cilat edhe është shumë e komentuar nga ndjekësit.

“Jam e zënë duke mbrojtur lumturinë time”, shkroi Nitaj në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se gjendja e saj shpirtërore është primare për të.

Arta përndryshe po vazhdon të shijojë pushimet me miken e saj të ngushtë, në brigjet e bregdetit shqiptar.

Paraqitjet atraktive në rrjetet sociale i kanë dhënë asaj një vëmendje mjaft të madhe mediatike, duke e bërë një personazh të ndjekur nga mbi 250 mijë fansa në Instagram.