Dy marka të mëdha botërore zgjedhin Dhurata Dorën si imazhin e tyre

Dhurata Dora çdo ditë e më shumë po merr vëmendje të jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar me suksesin të cilin ajo ka arritur.

Kjo gjë si duket po i impresionon kompanitë me renome botërore. Ndër to edhe kompaninë e brendit PUMA e cila ka thyer rekorde të shitjeve në bashkëpunime marketingu me artistët më të njohur si Rihanna, Selena Gomez apo The Weekend.

Kësaj radhe PUMA ka përzgjedhur Dhurata Dorën për kampanjën e saj digjitale në tregun e Evropës, e cila u realizua në bashkëpunim me distributorin gjigand Zalando.

Ndërsa timonin e kampanjës prapa skenës po e drejton gjithashtu njëra nga vajzat tona.

Është Mirëlinda e cila me kompaninë e saj 0711TALENTS në Gjermani, tash e sa vite vepron ne fushën e marketingut dhe kontrakton artistë mbarë botës për bashkëpunime me brende internacionale.