Justin Townes Earle, këngëtari, tekstshkruesi dhe djali i Steve Earle, ka vdekur ditën e djeshme.
Lajmi është konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Facebook të dielën mbrëma.
Ai vdiq në moshën 38 vjeçare.
“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë për vdekjen e djalit, bashkëshortit, babait dhe mikut tonë, Justin-it”, thuhet në deklaratë. “Shumë prej jush e njihni muzikën e tekstet e tij dhe shpresojmë që këto të iu përcjellin në vitet në vazhdim. Do na mungosh Justin”.
Ai filloi të merrej me muzikë qysh në moshë të re.
I njëjti solli albumin e tij debutues në 2007 të quajtur “Yuma”.
Earle solli tetë albume gjatë gjithë jetës, ndërkohë që katër albumet e fundit të tij u lansuan në Vagrant “Single Mothers” në 2014 dhe “Absent Fathers” në 2015.
Një tjetër album e publikoi në vitin 2017 të titulluar “Kids in the Street” dhe të fundit e solli në 2019 “The Saint of Lost Causes”.
Në një intervistë të dhënë në 2019 pas publikimit të albumit të ri, Justin diskutoi se si është të krahasohet me babanë duke shtuar, “Unë me të vërtetë e vlerësoj atë”.
Justin ka lënë pas bashkëshorten e tij, Jenn Marie Earle.