Një person nga Vietnami i hakon llogarinë Fatmir Spahiut në Facebook

Një person nga Vietnami i hakon llogarinë Fatmir Spahiut në Facebook

Aktorit të njohur Fatmir Spahiu ia kanë vjedhur llogarinë e tij në Facebook ku kishte mijëra shokë e ndjekës.

Spahiu i njohur për publikun si Bufi, e ka bërë vetë të ditur lajmin, derisa ka shkruar se po bën përpjekje që ta rikthejë llogarinë e tij, shkruan Reporteri.

Ai aktualisht po shfrytëzon një Facebook të vjetër  të cilin ka arritur ta rikthejë, si dhe llogarinë e tij në Twitter për të komunikuar me ndjekësit.

Llogaria atij i është vjedhur nga një person i Vietnamit, derisa aktori ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë.

Kujtojmë, se aktori ishte shumë aktiv në Facebook ku kishte edhe qindra like në postime.