Dua Lipa ndan imazhe të tjera pranë të dashurit nga festa e ditëlindjes së saj në Malibu

Dua Lipa ndan imazhe të tjera pranë të dashurit nga festa e ditëlindjes së saj në Malibu

Ajo ka qenë e zënë ditëve të fundit duke festuar ditëlindjen e saj të 25-të.

Dhe Dua Lipa po vazhdon t’u dhurojë fansave pamje të reja nga kremtimi i ditëlindjes, derisa ka ndarë edhe disa fotografi në bikini, ku shfaqet me të dashurin Anwar Hadid, 21 vjeçar.

Këngëtarja britanike së pari publikoi një imazh me kitarë elektrike blu, teksa postimet i titulloi ‘mems’.

Pas kësaj, Dua solli të tjera selfie nga vendi ku po qëndronte me miqtë dhe partnerin në Malibu.

Në një fotografi, fituesja e ‘Grammy’ mori vëmendje në pozën me bikini duke theksuar linjat e tonifikuara trupore.

Diku tjetër, ajo postoi një foto me gjysmën tjetër të saj Anwar duke mbajtur anëtarin e tyre të ri, Dexter.