Ajo ditë më parë zbuloi se po vjen një bashkëpunim me reperin Gjiko, ndërsa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.
Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Amerikë, së fundmi ka sjell disa fotografi joshëse nga prapaskenat e klipit të ri.
Këngëtarja vjen me një ‘look’ të veçantë, teksa prezanton një nga pamjet atraktive të këtij videoklipi.
Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e kolegët që e ndjekin në Instagram.