Ariana Grande bëhet femra e parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Ariana Grande bëhet femra e parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Ariana Grande është ndër këngëtaret me famë ndërkombëtare që po arrin të thyej rekorde të njëpasnjëshme. Kësaj radhe nuk ka të bëjë me projektet e saj muzikore, por me mbështetësit e saj në rrjete sociale, shkruan Daily Mail. 27-vjeçarja ka arritur që të grumbullojë 200 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë femra e parë me këtë rekord.

Ariana ka lënë pas Kylie Jenner me 193 milionë ndjekës dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila ka 190 milionë.

Me të mësuar lajmin për arritjen e Arianas, Lady Gaga e uroi atë në rrjete sociale, duke e konsideruar si një mbretëreshë.

“Urime mikja ime Ariana Grande për 200 milionë ndjekës. Ti je një mbretëreshë. Mbaje kurorën“, ka shkruar Gaga.

Personi i parë që arriti momentin historik të 200 milionë ndjekës në të njëjtën platformë ishte futbollisti profesionist me famë botërore, Cristiano Ronaldo.