Kida publikon këngën e re, videoklipi është një mini-film

Kida publikon këngën e re, videoklipi është një mini-film

Kida pas mesnatës ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Edhe sa”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Për këtë këngë, ajo realizoi klipin si një film i metrazhit të shkurtër, ndërsa pjesë e tij ishin edhe disa prej femrave më seksi të shoubizit.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Megi Pojanin e Arta Elezajn; të cilat dukeshin si aktore të vërteta në klip.

Për muzikën dhe miksimin u kujdes Mixey, ndërsa tekstin e shkroi Mozzik, intro e pianos është ekzekutuar nga Fatjon Miftari.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Kida me titull “Edhe sa”.