AD pësoi një dëmtim në kyç gjatë ndeshjes së katërt në finalen e konferencës perëndimore, por ky lëndim nuk e ndaloi atë dhe skuadrën e tij për fitoren.
Pas ndeshjes, njeriu i madh i Lakers ka thënë disa fjalë për situatën e palakmueshme me dëmtimin, duke konfirmuar se do të jetë aty për ndeshjen e pestë.
“Kyçi duket të jetë mirë. Kam natën e sontme dhe të nesërme para ndeshjes tjetër”, ka thënë Davis.
“Ishte dëmtim i keq, por jo aq i keq. Do të jetë mirë”, shtoi ‘vetulla’.
AD ishte më efikasi te Lakers në ndeshjen e fundit, duke bërë që skuadra e tij të shkojë në 3:1 në serinë finale ndaj Nuggets.