Barcelona ka filluar qysh tani të mendojë seriozisht për merkaton e verës.
Barca bëri disa lëvizje në merkaton e janarit dhe qysh në ndeshjen ndaj Atletico Madrid dha shenjat e para të përmirësimit.
Katalanët pritet të largojnë tashmë disa emra ‘të tepërt’ nga sulmi i skuadrës, dhe duan të afrojnë yllin në rritje, Erling Haaland.
Megjithatë, konkurrenca e madhe për lojtarin mund të bëjë që Barca të humb garën. Gjithsesi, ata kanë gati alternativën, siç zbulon ‘Sport’, transmeton lajmi.net.
Alternativa e Barcelonës për Erling Haaland shihet të jetë Alexander Isak i Real Sociedad.
Klauzola e tij vlen 80 milionë euro, por Barca duan të negociojnë për të zbritur çmimin.
Mbetet të shihet se si do të bëjë Barca në garë për Haaland. Gjendja ekonomike pritet të përmirësohet shumë pas marrëveshjes me Spotify, dhe potencialisht përfshirjes në marrëveshjen CVC.