Enca: Kush e dëshiron këtë foto, do ua dërgoj

Enca: Kush e dëshiron këtë foto, do ua dërgoj

Enca thotë se kushdo që e dëshiron një foto të saj, do ua dërgoj.

Enca Haxhia ditë më parë ka pësuar një incident, por kjo gjë nuk e ndaloi të publikojë fotografi atraktive, shkruan lajmi.net.

Ani pse e theu këmbën dhe iu nënshtrua një operimi, këngëtarja ka vazhduar të postojë imazhe joshëse edhe me këmën e fashuar.

Në një prej imazheve, ajo shfaqet e ulur në një kolltuk, teksa kishte ngritur njërën këmbë sipër dhe dukej atraktive.

“Kush e dëshiron këtë foto? Do ua dërgoj”, ka shkruar ajo, teksa ndau atë foto me ndjekësit në Instagram.

Kënga e fundit nga Enca Haxhia mbetet “Break Down” në duet me Don Xhonin, kurse pritet që shumë shpejt të sjell projekte të reja.