Blero reagon para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut: Fitore apo humbje, ia kemi për borxh Fadil Vokrrit të bëjmë maksimumin

Blero reagon para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut: Fitore apo humbje, ia kemi për borxh Fadil Vokrrit të bëjmë maksimumin

Kosova ditën e sotme (e enjte) do të zhvillojë një ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalet e play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikimin e “EURO 2020”. Përpara lojës, reagimet kanë qenë të shumta nga personalitete e artistë të famshëm nga fusha të ndryshme. Një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtari Blero Muharremi, si një nga tifozët më të mëdhenj të ‘Dardanëve’.

“Djem mendoj që engjëllin e keni mbi supe gjithmonë në këtë fotografi. Me engjëllin emrin Fadil Vokrri e dini shumë mirë që ua kemi borxh. Pavarësisht fitore apo humbje ia kemi për borxh engjëjve tanë të bëjmë maksimumin”.

“Ju të përzgjedhurit e Kosovës keni obligim për ta dërguar mesazhin tek Vokrri deri në fund. Ju them dy emra dhe do të ju motivoj Vokrri & Jashari”, ka shkruar ai.