z.Memeti kritikon drejtoreshën e Sh.F.Ibrahim Kelmendi për largimin nga punë të prof.Lulzim Miftari

z.Memeti kritikon drejtoreshën e Sh.F.Ibrahim Kelmendi për largimin nga punë të prof.Lulzim Miftari

Zot ruaje Preshevën nga Shqiparët.

Reagim

Largimi nga puna i prof.Lulzim Miftarit nga Sh.F. "Prof Ibrahim Kelmendi "  duhet të i shqetesoj të gjithë Qutetarët, duke filluar  nga prindërit e nxënësve ,arsimtarët e gjithashtu drjetoreshën në fjalë.

Drejtoresha ne fjalë  e cila u emrua me dirigjenca të" Shqiprim Arifit "  me zarfin e ardhur nga ?, dhe po i shërben si kukëll cdo vendimi të tij.

Po ju drejtohem juve bashkvendas

Qytetarë të nderuar  ne në Preshevë kemi pasur islamin tradicional , fenë që e kemi trasheguar nga gjysherit tanë, por  Shqiprimi  me fonde te dyshimta , për shumë vite me rradhe  e që thuhet se janë fonde të lidhura ngusht me Fondacionet e Gülenit  arriti të i sjell përmes Organizatave nga Europa  në Preshevë dhe të përhap Selefizmin fetar, e ku më pas shfrytëzoi humanitetin në garë për të ardhë në krye të Preshevës.

Duket se nuk i mjaftoi komuna , apo duhet raportuar misionarëve të tij dhe ti tregoj frytet e parave të dyshimta.

Tash  ka filluar të i sistemoj hoxhallarët me bindje  Selefiste nëpër shkolla e ti sistemoj vellezërit në poste komunale.

Duke shfrytëzuar gjendejn e rëndë ekonomike në Preshevë, e duke qenë në teren përmes aktiviteteve humanitare ka selektuar të rinjët me kushte të vështira ekonomike dhe  përmes OJQ dhe ligjeratave fetare nga sekti selefist ka krijuar këtë rrymë përqarëse në vendin tonë.

Prandaj Apeloj te prindërit e Shkollës në fjalë që femijët e tyre ta ndërpresin mësimbesimin fetar dhe kjo ngjarje të shërbej si "ALARM " për njoftim të Preshevarëve në përgjithesi

Fondet e Dyshimta te Gülenit nuk duhet pasur vend në Preshevë.

Ish zv.kryetari i Komunës Xhelal Memeti