Agnesa Vuthaj befason me stilin e veçantë të flokëve dhe dukjen atraktive

Agnesa Vuthaj befason me stilin e veçantë të flokëve dhe dukjen atraktive

Ajo vazhdon të mbetet njëra nga personazhet më të admiruara nga publiku. Fjala është për ‘miss-in’ nga Istogu, Agnesa Vuthaj, e cila tashmë numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale. Bukuroshja, e cila ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, së fundmi ka mahnitur në fotosesionin e ri. 

Ajo vjen me një stil tërësisht ndryshe të flokëve e me veshje po ashtu të veçantë nga koleksioni i ri i kreatorit Festim Isufi. Kjo ka bërë që të merr reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e komplimentuar dhe përgëzuar për ndryshimet e njëpasnjëshme që sjell. Sidoqoftë, Agnesa po vazhdon të ruaj sharmin dhe elegancën e saj që nga fillimi i karrierës.

Pavarësisht kësaj, Vuthaj është shumë e angazhuar në fushën e saj me projekte të ndryshme.