Alcantara pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun, refuzoi rinovimin e kontratës, meqenëse dëshironte sfidë të re.
Ndër skuadrat e interesuara ishte edhe gjiganti francez dhe këtë e ka konfirmuar babai i Alcantaras.
“Kisha biseduar me Leonardon (drejtori i PSG-së) para disa kohë, ishte për Thiagon. Leonardo e donte të PSG-ja, por Thiago kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin”.
“Pastaj biseduam për Rafa, por nuk ishte në planet e Leonardos në ato momente. Mendoj se ai ka menduar, pastaj e pa mundësinë dhe vendosi ta transferojë”.
“Leonardo e donte Thiagon, pastaj mori Rafinhan dhe për Rafa ishte ëndërr për të që t’i bashkohet këtij klubi”, deklaroi ai.
Alcantara momentalisht është duke shkëlqyer të Liverpooli, derisa Rafinha ende nuk e ka fituar vendin në formacionin bazë të PSG.