Gold AG sonte publikon këngën e re “Tornado”

Gold AG sonte publikon këngën e re “Tornado”

Reperi nga Presheva, Gold AG, paralajmëroi tri këngë të reja deri në fund të muajit nëntor.

Dhe siç njoftoi, sot (e enjte) lansohet një nga projektet e tij e cila mban emrin “Tornado”.

Artisti, i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku, së fundmi tregoi se sonte në ora 20:00 publikohet kënga e re.

“Sonte në ora 20:00, Tornado”, ka shkruar ai.


Kënga duket se mezi po pritet edhe nga publiku e fansat e tij, pasi është shpërndarë mjaft shumë në rrjete sociale.

Gold AG ndryshe mbrëmë bëri një reagim në InstaStory, meqë u shpall i vdekur në disa postime që janë ndarë në rrjete sociale, duke thënë se nuk dëshiron që të përfshihet në të tilla gjëra.