Sabri Fejzullahu feston 28 nëntorin në Shqipëri bashkë me familje, pozojnë me veshje kombëtare

Sabri Fejzullahu feston 28 nëntorin në Shqipëri bashkë me familje, pozojnë me veshje kombëtare

Sot në mbarë trojet shqiptare kremtohet festa e flamurit.

Emra të shumta kanë shprehur urime për 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, teksa shumë prej tyre kanë zgjedhur shtetin amë për të vizituar këtë ditë të veçantë.

Një gjë të tillë e ka bërë këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, dhe bashkëshortja e tij, Nera.

Çifti kanë shkuar në Durrës për të festuar 108 vjetorin e pavarësisë, teksa kanë publikuar disa imazhe të realizuara së bashku atje.

Në një prej fotografive, dyshja janë shfaqur me veshje kombëtare, teksa kanë pozuar së bashku e gjithë familja.

“Rroftë Shqiptaria, Urime Shqiptarë 28 nëntorin dhe ditën e legjendarit Adem Jashari. Me Nerën, Bunën, Vjollcën e Skendën për të festuar këtë ditë të madhe”, shkroi Fejzullahu në disa fotografi të shpërndara në Instagram.