Armando Broja u rikthehet golave te Vitesse

Armando Broja u rikthehet golave te Vitesse

Armando Broja ka rigjetur rrugën te goli për Vitessen. Reprezentuesi shqiptar ka arritur të shënojë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij përballë Sittardit. Goli i parë për Vitessen u shënua nga Darfaoul, e që Broja më pas vulosi fitoren e skuadrës së tij. Ishte minuta e 83-të kur anëtari i Chelseat në huazim te Vitesse shënoi për 2-0, duke i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë mjaftë të rëndësishme. Kujtojmë se deri më tani në këtë edicion, Broja ka shënuar pesë gola në dhjetë ndeshje.