Biznesmeni shqiptar flet për lidhjen e shumëpërfolur me këngëtaren serbe: Mesazh për prindërit e saj

Ka kohë që flitet se biznesmeni shqiptar Qazim Osmani është në lidhje dashurie me këngëtaren serbe Teodora Dzeverovic.

Kjo së fundmi ishte pjesëmarrëse në një realit-shou në Serbi, ku edhe prindërit e saj e kuptuan se diçka kishte ndodhur ndërmjet vajzës dhe shqiptarit.

Teodora gjatë verës kishte kaluar 2 muaj në apartamentin e Qazimit në Porec të Kroacisë.

“Unë nuk i përcjellë ato realit-shoq, por dëgjoj nga shokët që m kanë përmendur.

Nuk di çfarë të them për këtë, që kjo të jetë më e lehtë për prindërit (e Teodoras)”, ka thënë Osmani për mediat serbe, “Ata duhet të pyesin vajzën e tyre, e jo mua përmes juve”, është shprehur Osmani.

“Unë njihem me Teodoran, kjo është e vërtetë. Kemi bashkëpunuar, jemi shoqëruar. I dëshiroj asaj të bëhet e popullarizuar me qenë se di të këndojë, dhe shpresoj që edhe ju t’a përkrahni”, theksoi ai. Kur pyetet për kohën që kanë kaluar së bashku në jahtin e tij, Qazimi nuk e mohon se këngëtarja serbe kishte qenë aty. Po çfarë kishte ndodhur nuk dëshiron të tregojë detajet.

“Vërtetë nuk e di kush çfarë po flet … Tani nuk mund të flas për këtë, lirisht veni pikë kësaj punë përgjithmonë”, ka deklaruar Osmani Kurse, i pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë, a kishte dicka më shumë se sa miqësi ndërmjet dyve? “Konsideroj se pyetje të tilla nuk janë të papërshtatshme. Kjo është e tëra nga unë”, ka ai. Biznemeni Qazim Osmani shumicën e bizneseve i ka të shtrira në Gjermani dhe Kroaci ndër emri i tij përflitet shpesh në media ballkanase për shkak të lidhjeve me femrat e shou-bizit në Serbi.