Mick Schumacher është kampioni i ri i F2

Djali i Michael Schumacher, 21 vjeçari Mick Schumacher, është kampioni i ri i Formula 2.

Schumacher udhëheqi kampionatin F2, ai pati një epërsi prej 14 pikësh nga rivali me vetëm një raund të mbetur  në Bahrein.

Mick triumfoi në Bahrain Grand Prix, gara e vetme që i kishte mbetur pa fituar.

Gjermani triumfoi pas një përballje të gjatë me Callum Ilott, dhe pas sigurimit të titullit kampion, ai do të jetë pjesë e F1 në sezonin e ardhshëm.