Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja shqiptare, Klea Huta, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Si shumë nga të prekurit me COVID-19, ajo së fundmi po ashtu ka treguar përvojën e saj pas dy muajsh shërimi nga virusi. Zeshkania tregon se pavarësisht që ka kaluar një kohë, akoma ka probleme me nuhatjen dhe shijen.
“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam COVID-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.
Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye diçka tjetër ndodhi.
Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale. Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo!.
Dua të ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”.