Jeremih është kthyer sërish në një humor të mirë. Muajin e kaluar, u zbulua se këngëtari e reperi 33 vjeçar ishte shtruar në spital dhe ishte në gjendje kritike me coronavirus. Ai u transferua përfundimisht nga ICU para se të lirohej nga spitali vetëm pak ditë më parë.
Tani që po ndihet më mirë, muzikanti i “Down on Me” ndau një moment për të azhurnuar fansat në rrjetet sociale.
Ylli i hip-hopit publikoi dy imazhe në Instagram të mërkurën, njëra prej të cilave e shfaqte veten të shtrirë në një fustan spitali me një fashë në qafë.
Në foton e dytë, Jeremih duket se po i rregullonte flokët.
“Faleminderit Zotit, jam akoma këtu. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai.
Reagimet nuk munguan edhe nga ndjekësit e miqtë e tij, duke e uruar për shërim të shpejt.