Reperi Noizy, së fundi me anë të një postimi në Instagram, u bëri thirrje artistëve t’i bashkohen në nismën për ta ndihmuar familjen e Klodianit.
Ai mendon se protestat me moton “Drejtësi për Klodianin” tashmë ka kaluar në politike dhe se me këtë nuk do arrihet asgjë.
Andaj, reperi thotë se do shkojë për vizitë tek familja e Klodianit dhe fton gjithë artistët që t’i bashkohen në nismën për ta ndihmuar atë familje.
Noizy shtoi se nuk e përkrah asnjë politikan dhe se nëse do ishin të tillë që protestojnë, do e bënin këtë gjë për shumë raste tjera.