Ka ndërruar jetë Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në filmin për James Bondin

Ka ndërruar jetë Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në filmin për James Bondin

Aktorja hollivudiane, Tanya Roberts, e njohur për rolin e ‘femrës së Bondit’, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Siç transmeton Independent, aktorja kishte humbur ndjenjat më 24 dhjetor duke shëtitur qenin në afërsi të shtëpisë së saj.

Ajo është dërguar në spitalin Ceder-Sinar në Los Angeles, ku ka ndërruar jetë tri ditë më pas. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por është bërë e qartë se nuk ka vdekur nga COVID-19. Njëherësh, aktorja nuk kishte qenë e sëmura në ditët para vdekjes së saj.

Tanya, emri i vërtetë i të cilës është Victoria Leigh Blum, e kishte nisur karrierën si modele, ndërsa në vitin 1975 është paraqitur në horrorin “Forced Entry”.

Roli më i njohur filmik ka qenë si Stacey Sutton – gjeologia amerikane në filmin për James Bondin, 007 “A Vieë to a Kill”.

Roberts ka realizuar edhe shumë filma të tjerë të suksesshëm, në mesin e tyre, “The Beastmaster” e “Sheena: Queen of the Jungle”.