Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letre

Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letre

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale. Teksa publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, të mërkurën, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit një ngjarje të pakëndëshme që i kishte ndodhur gjatë ditës. Ajo është dënuar me gjobë nga Policia e Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullave të trafikut rrugor. Në një imazh të publikuar në InstaStory, Nitaj ka shfaqur gjobën e saj të policisë, të cilën e ka mbështjellë duke e shndërruar në një “raketë” prej letre. Me këtë ajo sikur ka dashur të ironizojë me inatin e saj për shqiptimin e kësaj gjobe nga organet e rendit. Arta përndryshe është në përgatitje të një emisioni të ri, që do të nisë së shpejti në RTV Dukagjini. 

Ajo vazhdon të mbetet ndër femrat më mediatike në shoubizin shqiptar.

Arta përndryshe është në përgatitje të një emisioni të ri, që do të nisë së shpejti në RTV Dukagjini.

Ajo vazhdon të mbetet ndër femrat më mediatike në shoubizin shqiptar.