Dua Lipa fotografohet duke konsumuar cigare, ndërsa shijon pushimet me të dashurin në Meksikë

Dua Lipa fotografohet duke konsumuar cigare, ndërsa shijon pushimet me të dashurin në Meksikë

Ata e kanë kaluar Vitin e Ri së bashku në Meksikë. Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid duket se ishin në modalitetin e relaksimit të plotë ndërsa u freskuan në plazhin në Tulum të martën pasdite. Interpretuesja e hitit “Levitating”, 25 vjeçe, u shfaq me një cigare ndërsa rrinte e shtrirë në shezllon pranë të dashurit të saj, modelit 21 vjeçar, shkruan DailyMail.

Ylli e ledhatoi me ëmbëlsi fytyrën të dashurit të saj ndërsa ata vështronin njëri-tjetrin teksa pushonin së bashku.

Dua dukej me stil dhe shfaqi figurën e saj trupore nhë bikini rozë, të cilën e aksesoi me një gjerdan me rruaza.

Këngëtarja i la flokët e saj të zeza të kapura lartë dhe të lëshuara në pjesën e pasme, ndërsa dukej tërheqëse pa makijazh.

Anwar ishte pa këmishë dhe kishte vetëm një palë pantallona të shkurtra për not gjatë daljes së tyre.

Më parë gjatë udhëtimit Dua më ishte parë duke u rehatuar me të dashurin e saj.