Loredana bleu së fundi një çantë “Prada”.
Loredana Zefi njihet për jetën luksoze që bën, ngase fiton shumë nga muzika që prej fillimit të karrierës, shkruan lajmi.net.
Atë e shohim të veshur nga brendet e njohura, ndërsa shifrat e veshjeve e aksesorëve të saj janë goxha të larta.
Në fotografinë e fundit, Loredana tregoi se ka blerë një çantë nga brendi “Prada”, e cila ishte plot me gurë.
Loredana së fundi ka nisur edhe një linjë me produkte të grimit.
Ajo ka përmbyllur 2020-ën me shumë projekte muzikore, ndërsa pritet që edhe këtë vit të jetë aktive.