Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e ka nisur qetë Vitin e Ri 2021.
Megjithëse nuk është shumë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore, Leonora po tregohet aktive për fansat përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara gjatë një shëtitje të saj rrugëve të Prishtinës.
Këngëtarja duket mjaft me stil e veshur me nuancat e stinës së dimrit, ndërsa aksesorët si kapelja dhe syzet janë të pashmangshme.
Leonora shquhet për linja atraktive trupore, për çka edhe komplimentohet nga fansat në thuajse çdo paraqitje të saj.
Ajo së fundmi ishte pjesë e edicionit festiv të “Prive Reallity”, ku u befasua nga i dashuri i saj misterioz, përmes një letre.
Ai i shprehu publikisht dashurinë këngëtares, duke cituar faktin se janë prje nëntë vitesh së bashku, dhe se dashuria mes çiftit sa vjen e rritet.