Zayn Malik publikon albumin e ri “Nobody Is Listening”

Zayn Malik publikon albumin e ri “Nobody Is Listening”

Artisti i njohur, Zayn Malik gjatë kësaj jave mbushi 28 vjet, por fansat e tij morën dhuratë prej tij.

Ish-pjesëtari grupit “One Direction” gjatë ditës së djeshme (e premte) solli në treg albumin e radhës, shkruan Usa Today.

“Nobody Is Listening” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila vjen dy vite pas albumit “Icarus Falls”.

Duke përzier zhanret muzikore Pop dhe R&B, Zayn ka përfunduar gjithsej 11 këngë unike.

Ai edhe ditë më parë kishte shpërndarë një numër telefoni në rrjet, ndërsa fansat kishin mundësi të thërrisnin dhe ta dëgjonin albumin e ri.

Me këngë njëra më e mirë se tjetra, Malik ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tij.

Ndërkaq, nuk ka edhe shumë javë që artisti i njohur u bë prind për herë të parë, së bashku me Gigi Hadid.