Ardian Bujupi sjell këngën e re “Nichts fur immer”

Ardian Bujupi sjell këngën e re “Nichts fur immer”

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor. “Nichts fur immer” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen në gjuhën gjermane, pasi ka tash e sa kohë që ai është pjesë edhe e tregut gjerman. Muzika është punuar nga producentët Maxe, Neal dhe Alex, teksa tekstin e saj e ka shkruar vet Ardiani. Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili e sjell këngëtarin me prejardhje nga Drenasi në disa skena, ku paraqitja me stil nuk mungon. Regjisori i klipit është Dominik Braz Bittrich. Ardiani përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte muzikore në tregun vendosur dhe atë gjerman, teksa është një artist mjaft i dëgjuar dhe i pëlqyer në të dyja tregjet.