Sezoni i dytë i “The Masked Singer” do të përfundojë të shtunën në mbrëmje, me një nga personazhet e famshëm të maskuar që do të kurorëzohet kampion.
Dhe përpara shfaqjes, Rita Ora zbuloi se çfarë do të veshë për paraqitjen e saj të fundit si gjyqtare në programin e të kënduarit në një seri fotografish të realizuara në prapaskenë.
Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur me një fustan të zi, i cili nxirrte në pah figurën e saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail.
Fustani i David Korma ishte me mëngë deklarate dramatike me detaje të ndërlikuara me rruaza përgjatë vijës së qafës, në përputhje me stilin tipik të çuditshëm të Ritës.
Ylli me prejardhje nga Kosova i la flokët e saj bionde të kthyera mbrapa, ndërsa fytyra e saj dukej gjithashtu joshëse me një makijazh të lehtë.
Rita i shtoi shkëlqim të mëtejshëm pamjes së saj me një përzgjedhje të gjerdanëve dhe byzylykëve prej ari.
Ndërsa “The Masked Singer” është xhiruar paraprakisht, Rita është aktualisht ndodhet në karantinë në Australi përpara se të nisë xhirimet e “The Voice” atje, pasi është anëtare jurie në këtë spektakël.
Rita duket se ka një orar të ngjeshur me punë, pasi në fillim të kësaj jave u raportua se do të fluturonte për në Tajlandë për të filluar xhirimet tjera sapo të përfundonte në shfaqje.
Si dhe duke punuar në karrierën e saj televizive, Rita gjithashtu ka publikuar muzikë të re dhe së fundmi ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram përpara lansimit të mini-albumit më të ri.