Ylli i ri i Barcelonës në radarin e Man Utd

Ylli i ri i Barcelonës në radarin e Man Utd

Pas dështimeve që pati Manchester United në afatin e fundit kalimtar, do mundohen të transferojnë lojtarë të rinj për t’u përforcuar më shumë.

MundoDeportivo raporton se Djajtë e Kuq kanë vënë syrin e tyre në lojtarin e ri të Barcelonës, Ilaix Moriba.

Një lojtar i ri, i fuqishëm dhe vetëm 18 vjeç është pikërisht lloji i lojtarit që Ole Gunnar Solskjaer po kërkon.

Moriba ka pasur katër paraqitje me Blaugranët këtë sezon dhe ka treguar maturi të madhe me topin.